Connect with us

Politike

Berisha: Pensionistët në Shqipëri, njerëzit më të mjerë në Europë

Sali Berisha është shprehur se “pensionistët në Shqipëri, njerëzit më të mjerë në Evropë”, ndërsa akuzoi mazhorancën se “nuk iu interesojnë dhimbjet e njerëzve, por rrisni rrogat e gjyqtarëve të Kushtetueses”.

Gjatë fjalës Berisha kërkoi që të vendoset një minimum jetik për çdo shqiptar.

Sali Berisha: “Nëse ka sot njerëz më të mjerë në Evropë janë pensionistët shqiptarë të cilët janë përballur sipas Eurostat, nga viti 2021-2023 me një rritje të indeksit të çmimeve të konsumit 60-70%. Skema e pensioneve ekzistuese fakton se 48% e pensionistë janë me pension të pjesshëm. Vendosja e minimumit jetik për çdo shqiptar, çdo masë që merret në rrafshin financiar është e justifikuar 100 % për të vendosur minimumin jetik. Këto që thoni ju janë hipokrizi, lot krokodili, pashpirtësi. Pensionet në fshat janë inekzisente. Nuk ju interesojnë dhimbjet e njerëzve, hallet e tyre, lotët e mjerimit të qindra mijëra shqiptarëve që mezi sigurojnë kafshatën. Rrisni rrogat, vendimi që keni sjellë për të rritur rrogën e gjykatësve në 7 mln lekë.”

Advertisement