Connect with us

Politike

Berisha prezanton programin e tij: Në 100 ditë qeverisje, do zhdukim varfërinë

Berisha premton se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij nëse fiton në 11 maj, do të zhdukë varfërinë.

Këtë deklaratë kreu i PD e bëri gjatë fjalës së tij nga Elbasani ku prezantoi kandidatët e tij për këtë qytetet, që do të garojnë për të siguruar një karrige në Kuvend.

“100 ditët e para do zhdukim nga qeveria varfërinë! Do bëjmë kartën e konsumatorit, ata do blejnë ushqime duke marrë pas TVSH, rrogat minimale do shkojnë 500 euro, sipërmarrësve u jap fjalën që do ulim taksat në atë shkallë sa atyre do u mbeten më shumë para në llogaritë e tyre.

Mësuesve u kam premtuar dyfishim të rrogave, në krye të mandatit do i keni 1500 euro. Portali i mësuesve marrin fund në datën 12 maj. Mësuesit tanë do respektohen në dinjitetin e tyre.

Taksat më të ulëta në histori, 10% tatimi mbi fitim. Kësaj here kemi shembur një tabu tjetër, taksa do bjerë nga 20 në 15% TVSH. Çmimi energjisë nga 18 do jetë 6 lek”, tha Berisha.

Advertisement