Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Berisha publikon raportin e ‘Home Office’: Ja pse më shpallën non grata në Britani

Sali Berisha, në prag të 1 vjetorit të futjes në listën e zezë të Britanisë së Madhe, ka prezantuar sipas një raport nga Home Office (Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe) në lidhje me shpalljen e tij non grata nga ky shtet. Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të ambasadorit të Britanisë së Madhe King-Smith, për të cilin tha se vendosi që ta padisë për shpifje, por para se të shkontë në gjykatë duhet të paraqiste një kërkesë me shkrim në komisionin administrativ, që funksionon mbi parimet e një gjykate. Sipas Berishë ky komision iu ka dorëzuar avokatëve të mi, faktet, burimet dhe provat mbi të cilat është bazuar vendimi. Në raportin që Berisha bëri publik për mediat, sipas tij Home Office është bazuar në tre burime për të cilat tha se kanë lidhje me mafian e George Sorosit si dhe nga deklarata të Lulizm Bashës kundër tij. Berisha u shpall non grata në SHBA në maj të 2021 për korrupsion madhor, ndërsa po për korrupsion ai u shpall non grata edhe nga Britania e Madhe më 22 korrik të vitit të shkuar.

Lajmi në përditësim…

Britania e shpalli non grata edhe për lidhjet me Fatjon Dautin, Berisha: S’e kam njohu kurrë, është mbështetës i Lulzim Bashës

Sali Berisha thotë se nuk e ka njohur kurrë, Fatjon Dautin, trafikantin që ka mbushur me drogë Britaninë e Madhe. Berisha thotë se nuk e ka njohur kurrë Dautin, por thotë se është një mbështetës i PD, madje sipas tij mbështetës i Lulzim Bashës.

“Fatjon Dauti, një njeri që se kam takuar dhe njohur kurrë. Pak paragrafë më poshtë Home Ofice është shprehur se nuk ka qenë në gjendje të provojë mjaftueshëm se Berisha ka pasur lidhje me Fatjon Dautin. Fatjon Dauti është një mbështetës i PD, ka qenë fare i afërt, s’ka asnjë funksion në PD, ka qenë më shumë se mbështetës i Lulzim Bashës. Kjo është me dokumente. Unë se kam takuar kurrë, një ditë kur shkuam me datë 20, një njeri hapi derën me shqelm dhe Basha lëshoi akuzën se Berisha shoqërohet nga trafikantë dhe unë pyeta se ca është ky, dhe më thanë kështu kështu”, tha Berisha.

I shpallur non grata nga Britania e Madhe, Berisha: U morën si prova edhe deklaratat e Lulzim Bashës kundër meje

Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se edhe sulmet e Lulzim Bashës kundër tij janë marrë si prova nga Home Officce, për ta shpallur ‘non grata’.

‘E treta, lidhja ime me bandat e Elbasanit. Burimi, Lulzim Basha. Edhe në këtë rast, ambasadori King-Smith ka përcjellë një shpifje të ish-kryetarit të PD. Ai në nëntor 2022 deklaroi se Berisha po mbledh firmat për mbledhjen e Kuvendit KOmbëtar me ndihmën e Suel Çelës. Unë iu përgjigja, por korrupsioni të bën të vuash nga humbja e memories.

Berisha ka denoncuar bandat e Elbasanit dhe të çdo qyteti me emra dhe lidhjet e tyre zyrtare, miq të ambasadorit, më shumë se të gjithë politikanët shqiptarë së bashku.
Ambasadori britanik mjafton të kishte hapur dosjet e qeverisë së tij dhe do të kuptonte se çfarë marrëzie ka shkruar. Do të duhej të lexonte dosjen e bashkëpunimit të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve gjatë qeverisjes së PD, një bashkëpunim i vlerësuar lart.’- tha Berisha.

Advertisement