LAJMI I FUNDIT
Berisha: Rama mund të jetë arratisur por s’kemi informacion
Për Sali Berishën teksa Tirana po zien dhe sipas tij “një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë”, Edi Rama mund të ketë ikur nga vendi.
“Një revoltë e cila, pa diskutim do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur. Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me Ismailin apo jo, këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë”, tha Berisha.
Unë i bëj thirrje FBI dhe kongresit të Shteteve të Bashkuara të hetojnë se cilët janë pikat që e bashkuan Ramën me McGonigal, kush e solli dhe kush e rekomandoi? Kush qëndron në mes ndaj këtij akti makabër ndaj Shteteve të Bashkuara.
Edhe paraardhësi i McGonigal ka kontrata të firmosura me Qeverinë e Edi Ramës dhe që rezulton të jetë i implikuar direkt Të hetohet veprimtaria e McGonigal dhe paraardhësit të tij kundër demokracisë në Shqipëri”, tha Berisha.