Connect with us

Kronike

BERISHA: RAMA PERCMON PEDAGOGET

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve ku ka nënvizuar se mbështet kërkesat e tyre. Sipas Berishës, përgjigja e Ramës ndaj tyre ishte me qëndrim përçmues dhe me urrejtje.

‘Sot organizuan një protestë të fuqishme për kërkesat më legjitime të tyre. I garantoj se PD qëndron në mbështetje të çdo kërkese që ata sot i drejtojnë një qeveria arrogante mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve punonjësve dhe studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuara arsimin universitar në Shqipëri. Edi Rama u është përgjigjur me një qëndrim unik urrejtës dhe përçmues sindikatave të arsimit të lartë dhe kërkesave të tyre.

Ndërkaq Berisha, bëri thirrje që propozimet për reformën territoriale të diskutohen me të gjithë deputetët e PD-së dhe me partitë aleate.

Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki.Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur dhe është më i thelluar në çdo aspekt, të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë.

https://www.youtube.com/watch?v=eawB4cEvEFo

Advertisement