Connect with us

Politike

Berisha sulmon Altin Dumanin: O hajdut i pështirë, o njeri pa nder, që përgjon dhe i raporton Ramës

Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Në fjalën e tij për mbështetësit e mbledhur pranë shtëpisë së tij, Berisha shqiptoi epitete të rënda për Dumanin.

“Që nga koha e Enver Hoxhës e deri më sot kurrë shqiptarët nuk kanë pasur një organ akuze më kriminal, më të korruptuar, më antishqiptar, më antikushtetues se sa kanë sot Skapin e kryesuar nga Altin Dumani, kjo vegël e ndyrë, e keqpërdorur në shkallë ekstreme që qëndron në krye të Skapit pa mandat kushtetues.

Ky kriminel që përdor si justifikim amnistinë e vjedhjes së shekullit, se qenka krim intelektual edhe është i vështirë për t’u zbërthyer. More hajdut, Nuredini është 10 herë më i mirë se ti. Hajdut i pështirë” – tha Berisha.

Më tej ai e akuzoi Dumanin se përgjon opozitën dhe eksponentë të PS-së dhe ia raporton Ramës.

“Or hajdut, i pafytyrë, i pa nderë, i pa karakter, që qëndron në karrige si një horr i kushtetutës, në kundërshtim me kushtetutën. A nuk përbën vepër penale, rritja e çmimit me 83 herë të sterilizimeve nga Ilir Beqaj dhe Edi Rama.

Por mbahesh aty, sepse regjistron, sepse përgjon si palaço eksponentë të PS dhe opozitën dhe i raporton Edi Ramës, duke shkelmuar çdo ditë detyrën. Sigurisht do të ishte e pafalshme, do të ishte naive që demokratet dhe demokratët të prisnin zgjidhjen nga mercenarë dumanër.

Jo zgjidhja është përmbysja e Edi Ramës, pastaj dumanët nuk kanë vrimë miu ku të futen. Kudo që të shkojë do ti sjellim në Shqipëri këta banditë që shkelmojnë mbi ligjin dhe të drejtën e shqiptarëve, mbi financat e tyre.

Që amnistrojnë vjedhjet, që amnistojnë krimet monstruoze, vrasjet, trafiqet duke njoftuar me mandate kallpe, zyrtarët kriminalë të PS-së. Ja pse ju, jeni shpresa e fundit e shqiptarëve” – tha Berisha.

Berisha theksoi se SPAK ka amnistuar Edi Ramën, Erion Veliajn, Belinda Ballukun, Engjëll Agaçin dhe qeveritarë e zyrtarë të tjerë.

Advertisement