Connect with us

Rajon

Bërnabiç mandatohet sërish për kryeministre

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç propozoi Ana Bërnabiçin në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë, më 27 gusht.

Në një konferencë për mediat në Beograd, Vuçiç tha se vendimi për mandatarin e ri të Qeverisë ishte një vendim i ndërlikuar, e se Bërnabiç nuk do të jetë në krye të ekzekutivit për një mandat të plotë. Ai paralajmëroi se më 2024 do të ketë ndryshime në Qeverinë serbe, por nuk specifikoi se cilat janë këto ndryshime.

Bërnabiç ka qenë në krye të Qeverisë serbe në mandatin e kaluar, e mandatuar nga partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe.

Qeveria serbe zgjidhet në Kuvend pas propozimit të kandidatit për kryeministër. Kuvendi më pas voton për zgjedhjen e kabinetit qeverisës. Partia Përparimtare Serbe (SNS) së bashku me partneren e saj tradicionale, Partinë Socialiste të Serbisë, kanë shumicën në Kuvend.

Vuçiç tha se ai pret që Qeveria të formohet në 20 ditët e ardhshme.

Ai njoftoi se kryetari i Novi Sadit, Millosh Vuçeviç nga SNS-ja do të jetë zëvendëskryeministër, ndërkaq Ivica Daçiq nga Partia Socialiste do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në Qeveri dhe do të jetë koordinator i shërbimeve të sigurisë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *