Connect with us

Pinknews

“Bërtit nëpër shtëpi si budalla”/ Egli ashpërson tonet me Gjestin: Je kalama…

Pas rihyrjes së Eglit, marrëdhënia mes saj dhe Gjestit ka kaluar mes uljeve dhe ngritjeve, duke përfshirë si momente të qeshura ashtu edhe përplasje të forta.

Në një video të publikuar nga Big Brother VIP Albania, Egli dhe Gjesti u përfshinë në një debat të ashpër.

Egli e akuzoi Gjestin se nuk kishte bërë një bisedë të sinqertë me të që nga rikthimi i saj në shtëpi.

Gjesti: A po më lë rehat?

Egli: Jo, nuk të lë, për këto hipokrizi nuk të lë rehat.

Gjesti: Mos më ndiq.

Egli: Ti s’ke ardhur akoma të bësh një bisedë me mua.

Gjesti: S’dua ta bëj, s’e meriton.

Egli: S’ke ardhur të bësh një bisedë, se kaq i papjekur je, je kalama, bërtit nëpër shtëpi si budalla. Hajde dhe ziju, bëj sherr ti me mua. Se atë bisedën e qetë s’e bëre kurrë, se s’je burrë ta bësh.

Gjesti: Kujt po ia thua budalla?

Danja: Ti i ke thënë psikopate.

Egli: Ty po të them, ti më ke ofenduar mua, duke ulëritur me gishta në vesh, duke ofenduar.

Gjesti: A s’do të të lë të qetë?

Egli: Nuk ke ardhur të bësh një bisedë, por vetëm e ke shtyrë, e ke shtyrë për të dalë ti i mirë.

Ky debat ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat, të cilët po ndajnë mendimet e tyre në rrjetet sociale.

Disa mbështesin Eglin për qëndrimin e saj të drejtpërdrejtë, ndërsa të tjerë e shohin Gjestin si viktimë.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet marrëdhënia e tyre në ditët në vijim.

Advertisement