Kronike
‘BETEJA E STALINGRADIT’
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se shpejt do të nis një tjetër “Betejë e Stalingradit” dhe se mundësia e një lufte të re bërthamore është rritur.
“Mbetet të shihet, ku do të jemi ne serbët, çfarë do të bëjmë me veten, a do të arrijmë ta ruajmë bregun e djathtë dhe të majtë të Danubit”
Vuçiç tha gjithashtu se Serbia po përballet me një periudhën edhe më të vështirë sesa ajo e viteve 1990
Në Betejën e Stalingradit në Luftën e Dytë Botërore, që u zhvillua nga 23 gushti i vitit 1942 deri më 2 shkurt të vitit 1943, vdiqën afro 2 milionë persona. Ajo njihet si beteja më e përgjakshme në historinë e luftërave, e luftuar nga Gjermania Naziste dhe Ish Bashkimi Sovjetik.
https://www.youtube.com/watch?v=D2dNPrjWW9k