Connect with us

Rajon

Betimi për besnikëri nën presion/ Çfarë fshihet pas mesazheve të dërguara nga Moska në Serbi

Dikush nga Moska dërgoi një mesazh të futur në një zarf të pavulosur në adresën “e gabuar” në Beograd, sepse qëllimi ishte që, përveç personit të cilit i ishte dërguar, edhe gjithë të tjerët duhej ta lexonin.

Ky është një nga interpretimet e mundshme të spekulimit të publikuar së fundmi nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS se kryeministri serb Đuro Macut, i ndodhur nën presion nga Perëndimi, po planifikon të përjashtojë njerëzit “pro-rusë” nga qeveria, në mënyrë që Serbia të mos mund të bllokojë më sanksionet e drejtuara kundër Rusisë dhe luftës së saj në Ukrainë.

TASS madje përmendi emrat e atyre që, për shkak të besnikërisë së tyre ndaj Rusisë, po zëvendësohen.

Ne fakt është e vështirë të besohet se kryeministri serb, duke marrë parasysh situatën politike në Serbi, mund ta inkuadrojë në mënyrë të pavarur Qeverinë e Serbisë, prandaj është e qartë se mesazhi i drejtohet njeriut që ka pushtetin më të madh politik, saktesisht Aleksander Vucicit. Fakti që mesazhi nuk u dërgua përmes kanaleve diplomatike, por përmes spekulimeve mediatike, dhe se momenti është delikat, si për autoritetet në Beograd ashtu edhe për Moskën, krijon hapësirë ​​për spekulime të shumta.

Për ta bërë situatën edhe më të pazakontë, pak para artikullit te publikuar në TASS, një ditë më parë, ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan Kharchenko, në një intervistë per “Politica” deklaroi se “shpreson që Presidenti i Serbisë ta ketë zgjidhur situatën në lidhje me eksportin e municioneve serbe në Ukrainë” (për të cilën shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse kishte lëshuar më parë një deklaratë zyrtare).

Kryeministri Đuro Macut, i përmendur me emër dhe mbiemër, nuk eshte deklaruar akoma për këtë çështje. Nga ana tjetër, Presidenti Aleksandar Vučić, teksa foli përmes një agjencie tjetër shtetërore ruse si RIA Novosti, tha se – “Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e saj, as nuk do ta ndryshojë ne lidhje me sanksionet ndaj Rusise”.

Disa ditë më vonë, Ministria e Punëve të Jashtme ruse, me një deklaratë zyrtare (e cila ka më shumë peshë se, për shembull, deklarata e zëdhënëses Maria Zakharova) mbështeti autoritetet në Beograd pas përshkallëzimit të demonstratave dhe përleshjeve në rrugët e Beogradit. Ministria ruse deklaroi se forca të caktuara në Serbi, nën maskën e sloganit “duke kërkuar drejtësi dhe demokraci”, nuk ndalen me agresionin, barbarizmin dhe dhunën e hapur.

Nuk duhet ta harrojmë faktin se ende ekziston mundësia që bisedimet e paqes në Ukrainë të dështojnë dhe që udhëheqësit evropianë më pas do të këmbëngulin ndaj Serbisë për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë. Porn je gje eshte e sigurt, se Beogradit zyrtar iu kërkua të betohej për besnikëri dhe presidenti Vucic e bëri.

 

 

 

Advertisement