Connect with us

Kronike

Biden i del kundër Zelenskyt

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, kundërshtoi këtë të enjte komentin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se raketat që ranë në Poloni nuk ishin me origjinë ukrainase.

“Këto nuk janë dëshmitë”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Deklarata e Bidenit pasoi komentet e shefit të NATO-s dhe Polonisë se shpërthimi i 15 nëntorit në territorin polak ishte shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase.

“Nga informacioni që kemi ne dhe aleatët tanë, ishte një raketë S-300 e prodhuar në Bashkimin Sovjetik, një raketë e vjetër dhe nuk ka asnjë provë që është lëshuar nga pala ruse”, tha presidenti polak, Andrzej Duda, një ditë më parë.

“Ka shumë të ngjarë që të jetë qëlluar nga mbrojtja kundërajrore ukrainase”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha gjithashtu se ka të ngjarë të ketë qenë një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e lëshuar për të rrëzuar raketat në hyrje më 15 nëntor, gjatë asaj që Kievi tha se ishte vala më intensive e sulmeve raketore të Rusisë në qytete në mbarë Ukrainën që nga fillimi i luftës në shkurt.

Megjithatë, Stoltenberg tha se Rusia dhe jo Ukraina, ishte fajtore për fillimin e luftës.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se nuk ishte raketa jonë, ajo ishte një raketë ruse”, u citua të ketë thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Advertisement