Bota
Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer, merr pjesë në diplomimin e nipit të tij

Joe Biden shfaqet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer.
Ish-presidenti amerikan ka marrë pjesë ne ceremoninë e diplomimit të nipit të tij.
Në fotografitë e postuara në Instagram nga ish-zonja e parë, Jill Biden, dhe vajza e ish-presidentit, Ashley Biden, ai dhe Jill Biden shihen përkrah anëtarëve të tjerë të familjes duke festuar diplomimin e Robert Hunter Biden II nga shkolla “Salisbury School” në Salisbury, Connecticut, shkruan NBC News.
“Gjyshja dhe gjyshi krenarë! Urime Hunter, jemi shumë krenarë për ty.”, ka shkruar Jill Biden, krah fotove.

