Connect with us

Politike

Bie vetoja e Greqisë ndaj Shqipërisë, Komisioni Europian miraton planin para zgjerimit

Komisioni Evropian (KE) e ka miratuar të mërkurën një dokument për reformat brenda Bashkimit Evropian (BE) para zgjerimit të bllokut 27-anëtarësh.

Vendet anëtare u pajtuan që BE-ja të reformohet, në mënyrë që të jetë e gatshme për zgjerimin e radhës, përfshirë në aspektin politik, ligjor dhe financiar.

Në këtë plan, të publikuar pas takimit të Kolegjit të Komisionarëve, përfshihen edhe propozimet për integrim gradual të vendeve të ardhshme anëtare, para se ato të bëhen edhe formalisht vende anëtare të bllokut.

Dokumenti i miratuar do të duhej të kontribuojë në procesin e reformave të brendshme të BE-së, në mënyrë që ajo të jetë me kohë e gatshme për pranimin e anëtarëve të ri. Kjo, sipas BE-së, duhet të shkoj paralelisht me përgatitjen e vendeve kandidate për t’u bërë anëtare.

Dokumenti i Komisionit Evropian analizon edhe implikimet që zgjerimi i ardhshëm i bllokut mund t’i ketë në fushat kryesore politike të saj, prej politikës së përbashkët të jashtme të BE-së, vlerave të përbashkëta, ndryshimeve klimatike, procesit të miratimit të vendimeve, tregut të përbashkët, e deri te buxheti i BE-së.

“BE duhet të thellohet para se të zgjerohet. Duhet të nisim të bëhemi gati për unionin e së ardhmes dhe të shfrytëzojmë zgjerimin si katalizatorë të progresit. E gjithë Evropa ka përfituar nga zgjerimi. Me të BE-ja është bërë tregu më i madh i integruar në botë. Kjo ka hapur kanalet tregtare dhe financiare të cilat kanë siguruar rritje ekonomike si në BE, ashtu edhe në vendet në procesin e zgjerimit. Kjo ka forcuar edhe peshën globale të BE-së”, thuhet në këtë dokument.

Bashkimi Evropian sot ka 27 vende anëtare, ndërsa plani i reformave të brendshme synon ta përgatis për më shumë se 30 vende anëtare në të ardhmen.

Para saktësisht 20 vitesh, më 1 maj të vitit 2004, BE-ja ishte zgjeruar përnjëherë me 10 vende të reja anëtare në valën më të madhe të zgjerimit në histori.

Një vit e gjysmë më vonë në BE u pranuan edhe Bullgaria dhe Rumania, ndërsa më 1 korrik të vitit 2013 edhe Kroacia. Por, ndërkohë nga BE-ja është larguar Mbretëria e Bashkuar.

Në këtë moment në procesin e zgjerimit janë 10 vende. Ato janë gjashtë vende nga rajoni i Ballkanit Perëndimorë – Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Kosova, pastaj Turqia, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Nëntë prej tyre kanë edhe statusin e vendit kandidatë, ndërsa Kosova mbetet i vetmi vend që ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe nuk e ka një status të tillë.

KE-ja kërkon në dokumentin e saj që vendet të cilat e synojnë anëtarësimi në BE, para se të realizojnë atë qëllim, t’i zgjidhin problemet bilaterale që kanë me fqinjët, sepse BE-ja nuk dëshiron të importojë probleme të tilla të pazgjidhura.

Qasja e bazuar në meritat individuale dhe në raportet e mira ndërfqinjësore do të mbeten kushte kyçe në procesin e zgjerimit.

“Duhet të vendosën aranzhime të posaçme dhe obligime të pa diskutueshme për t’u siguruar që vendet e ardhshme anëtare të mos jenë në pozitë të bllokojnë anëtarësimin e vendeve të tjera”, thuhet në këtë dokument.

KE-ja kërkon gjithashtu që vendet e ardhshme anëtare t’i përshtatin qëndrimet e tyre në politikën e jashtme me qëndrimet e BE-së. Kjo, sipas Komisionit Evropian, do të dëshmojë më së miri se këto vende janë të përkushtuar fuqishëm për t’i pranuar dhe promovuar vlerat e përbashkëta mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Kjo vlen edhe për mbështetjen e masave kufizuese ndaj vendeve të treta.

“Përderisa disa vende kandidate dhe kandidatë potencialë me përkushtim mbajnë përshtatjen e plotë që tash, rezultatet tek disa të tjera duhet të përmirësohen si prioritet, posaçërisht kur është fjala për Rusinë dhe Bjellorusinë. Përshtatja me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë është një sinjal përmbajtjesor i përkushtimit ndaj vlerave të përbashkëta dhe orientimit strategjik në kontekstin gjeopolitik”, thuhet në dokumentin e Komisionit Evropian.

Deri tash Serbia dhe Turqia janë të vetmet vende nga procesi i zgjerimit të cilat nuk i kanë mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, përkundër thirrjeve të përsëritura të bllokut që ta bëjnë këtë.

Në dokument Komisioni Evropian përmenden në disa raste përfitimet nga zgjerimi i ardhshëm, për të cilin ajo e pranona se do të ketë edhe pasoja dhe do të jetë sfidë për BE-në në aspektin financiar por edhe politik.

Komisioni konstaton se ndikimi i zgjerimit në barrën financiare të BE-së duhet të adresohet kur të jetë më e qartë se në cilin afat kohor mund të ndodhë zgjerimi. Por, gjithsesi paralajmëron se në kornizën e ardhshme financiare shumëvjeçare duhet të merret parasysh edhe pranimi i anëtarëve të rinj.

BE-ja buxhetin e vet financiar vjetor e përshtat me kornizën shtatëvjeçare financiare. Ajo aktuale është caktuar për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027, ndërsa që nga viti i ardhshëm, kur të krijohet Komisioni i ri Evropian, do të nisin diskutimet për kornizën pas vitit 2027.

Ndonëse nuk ka afate formale, viti 2030 gjithnjë e më shumë po përmendet si afat deri kur BE-ja duhet të jetë e gatshme të pranojë anëtarë të rinj.

Komisioni Evropian në planin e vet të reformave në prag të zgjerimit hap edhe një temë rreth së cilës ka shumë ndasi mes vendeve anëtare. Propozon që në procesin e miratimit të vendimeve në Këshill të kalohet nga vendimet me konsensus në miratimin e vendimeve me shumicë të kualifikuar.

Kjo, sipas Komisionit Evropian, në disa raste do të ishte e mundshme edhe pa pasur nevojë që të ndryshohen traktatet themelore të BE-së. Sipas zyrtarëve të Komisionit Evropian, në njërën anë kjo do ta shpejtonte procesin e zgjerimit, por do të sigurohej edhe mbrojtja e interesave vitale të vendeve anëtare.

Kundër heqjes së të drejtës së vetos në politikën e jashtme dhe atë të zgjerimit, janë sidomos vendet më të vogla anëtare, të cilat kanë frikë se mund të mbivotohen dhe në këtë mënyrë, nuk do të mund të mbrojnë disa interesa specifike kombëtare.

Por, në anën tjetër shembuj të bllokimit të procesit të integrimit të kandidatëve nga vetëm një shtet anëtarë i BE-së kanë bërë që të rriten kërkesat që së paku në disa raste të hiqet e drejta e vetos.

Pas miratimit në Komisionin Evropian për reformat e brendshme të BE-së para zgjerimit do të diskutohet edhe në Këshill nga vendet anëtare.

Politike

‘Lironi liderin e opozitës’/ Meta mban veshur bluzen me mbishkrimin për Berishën: Afër Zotit

Kreu i PL-së, Ilir Meta tha rrugës teksa po shkonte te banesa e liderit të opozitës, Sali Berisha, se nuk po shkonte në një ballkon, por në një podium.

Meta tha se kryeministri Edi Rama është i pashpresë, ndërsa shtoi se ndryshimi do të vijë shpejt. Kreu i PL-së, teksa po fliste për opozitën tha se Gazment Bardhi është një opozitar i vërtetë, ndërsa për Lulzim Bashën tha se “llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë ai faqezi.”

MetaNuk po shkoj në një ballkon, por në një podium. Ata kujtojnë se kanë izoluar Berishën, por ata e kanë ndihmuar që të jetë më afër shqiptarëve, të jetë më afër qiellit dhe më afër Zotit. Edi Rama është i pashpresë dhe ndryshimi do të vijë. Shqiptarët kanë kuptuar shumë mirë se çfarë po ndodh. Për Bashën, dihet se shtatë herë shtatë bëjnë 42, llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë aq faqezi. Besoj se Bardhi është një opozitar i vërtetë.

Continue Reading

Politike

Meta niset nga selia e PL drejt banesës së Berishës: Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje

Kreu i PL-së, Ilir Meta ashtu siçi e kishte paralajmëruar në mbyllje të Konventës Kombëtare, është nisur nga selia e PL-së, drejt banesës së liderit opozitar, Sali Berishës për t’ju bashkuar tubimit qytetar.

Teksa po ecte, Meta tha për mediat se PL ka reflektuar dhe se nga nesër do të nisë një riorganizim. Më tej shtoi se beteja me mafier është betejë për jetë a vdekje.

MetaPartia e Lirisë ka reflektuar dhe nga nesër nis një riorganizim. Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje. Kjo është një betejë, që ia vlen edhe të vdesësh. Prej kohësh e bëmë të qartë se do të kishim një strukturë të re. Për Vojo Kushin nuk mund të ankohet askush, ai edhe kur mbeti vetëm, kaloi në përjetësi. Nuk keni pse të keni ankesa për Vojo Kushin. Vojo Kushi është hero i popullit dhe Kryemadhi nuk mund të ketë ankesa për të. Sikur të gjithë këshilltarët e PL do të hidheshin mbi policët e regjimit, do të kishim tjetër Shqipëri. Për mua familja ka rëndësi, Shqipëria ka akoma më shumë rëndësi.

Continue Reading

Politike

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, pamjet

Rastësi apo zgjedhje?! Ilir Meta nuk qëndroi në sallë në Konventën e Partisë së Lirisë për të ndjekur fjalimin e Monika Kryemadhit. Ai vendosi që të shkojë të votojë dhe u kthye pasi Kryemadhi mbaroi fjalën.

Continue Reading

Politike

“Uaaa, flet partia e vulës për moral”/ Meta: Basha gënjen edhe kur fle

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me një video të publikuar sot nga PD e vulës, ku tregoheshin episode të kaluara politike me akuza të ndërsjellta mes Berishës dhe Metës.

Meta e ka cilësuar ‘parti e vulës pa moral’, teksa kthen në vëmendje zgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“Uaaa, ore flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në Tiranë në 2011, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa e heroike e Arben Ristanit që të dilte. Çfarë të themi, Jo vetëm të gënjen për orën, por ai dhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Loja vazhdon/ Meta do ta largojë, Kryemadhi i qëndron besnike e voton për president të PL-së

Loja brenda Partisë së Lirisë mes Ilir Metës kryetar partie dhe bashkëshortes së tij, ish-kryetare dhe anëtare e kryesisë ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotme teksa në Pallatin e Kongreseve është mbledhur Konventa Kombëtare.

Prej 2-3 javësh, Ilir Meta nisi një fushatë të egër kundër Kryemadhit duke e akuzuar për shkatërrimin e partisë që ia la me 17 deputetë dhe tani ka vetëm katër. Ai e akuzoi bashkëshorten e tij për nepotizëm, që sipas Metës ka dëmtuar rëndë Partinë e Lirisë.

Për këtë Meta thirri edhe Konventën Kombëtare për të ribërë forumet e partisë, e me këtë rast për të larguar bashkëshorten nga kjo forcë politike.

Vetëm ditën e sotme Kryemadhi “e pranoi” fitoren e Metës teksa deklaroi se ajo është një gladiatore me taka, por që do të shohë prioritete të tjera duke iu përkushtuar familjes.

E megjithëse burri e nxori nga skena politike, loja brenda partisë ka vijuar deri në momentet e fundit, kur Kryemadhi e votoi Ilir Metën për President të Partisë, duke e bërë publike votën e saj.

“Nuk ka fshehtësi vote mes burrit dhe gruas”, tha Kryemadhi në votimin që mesa duket do të jetë i fundit i saj si e zgjedhur në forumet e larta të partisë së bashkëshortit të saj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING