Connect with us

Rajon

Lufta në Ukrainë/ Zëdhënësi i Kremlinit: Nuk ka terren pjellor për bisedimet e paqes

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peksov, ka deklaruar se nuk ka terren pjellor për paqe midis Rusisë me Ukrainën.

“Nuk ka terren pjellor për bisedimet e paqes aktualisht midis Rusisë dhe Ukrainës për shkak të refuzimit zyrtar të Kievit për të negociuar me Moskën”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret në vitin 2022 ku deklaroi zyrtarisht “të pamundur” çdo perspektivë për bisedimet e Kievit me presidentin rus Vladimir Putin, duke lënë në këtë mënyrë të hapur mundësinë e bisedimeve me “një president tjetër të Rusisë”.

Rajon

Tronditëse/ Prindërit vrasin foshnjen dhe e hedhin në koshin e plehrave

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur  në greqi, pasi një foshnje dyshohet se është vrarë nga vetë prindërit e tij, e më pas është hedhur në koshin e plehrave.

Mediat greke, bëjnë me dije se fëmija dyshohet se është vrarë nga prindërit, origjina e të cilëve nuk cilësohet, ndërsa sqarohet se ata janë arrestuar tashmë.

Sipas informacioneve, dy prindërit e foshnjes punojnë në një hotel në zonën e Vravronas. Kanë qenë personat që jetonin dhe punonin në hotel, të cilët kanë njoftuar policinë pasi kanë vënë re diçka të dyshimtë, e më pas efektivë kanë shkuar në dhomën e prindërve për kontroll.

Aty kanë gjetur dhomën të mbuluar me gjak dhe pasi kanë kontrolluar kamerat, kanë konstatuar se babai i fëmijës e ka hedhur foshnjen në koshin e plehrave jashtë hotelit.

Pas një kontrolli të kryer në koshat e mbeturinave, u konstatua se kamioni i plehrave kishte kaluar dhe kishte zbrazur koshat.

Autoritetet po përpiqen të lokalizojnë kamionin e plehrave, si dhe trupin e foshnjes, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Dyshohet se foshnja është sjellë në jetë pak ditë ose orë, para se policia të kryente kontrollin në dhomën e hotelit.

Continue Reading

Rajon

Tronditet Greqia, tërmet 4.1 Rihter pranë Kefalonisë

Greqia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë Righter. Më herët në të njëjtin vend kishte ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 Rihter.

Një tërmet 4.1 Rihter ndodhi pasditen e kësaj së premteje (10/5) në orën 15:56 me orën greke në Kefalonia.

Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 6 kilometra në jugperëndim të Lixourit me një thellësi fokale 17 kilometra.

Tërmeti i orës 15.56 erdhi pas atij të orës 13:48, po pranë Kefalonisë, me epiqendër 5 kilometra në jug-jugperëndim të Lixourit me thellësi fokale 15.2 kilometra.

Continue Reading

Rajon

I rrëmbeu telefonin dhe ia hodhi në tokë, kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetar

Një video që është shpërndarë në rrjetet sociale tregon Aleksandar Shapiç, kryetarin në largim të qytetit të Beogradit dhe kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e partisë SNS të Aleksandar Vuçiç, i cili po debaton me qytetarët. Siç  shihet dhe dëgjohet në video, Shapiç po debatonte me qytetarët e mbledhur rreth një projekti dhe në një moment, ai shihet duke ia rrëmbyer telefonin celular një qytetari dhe ia hedh në tokë.

Ndërsa Aktivisti Zlatko Jankoviç ka konfirmuar për gazetën danas se kjo ka ndodhur vërtet gjatë një takimi me të parin e kryeqytetit serb. Megjithatë Jankoviç saktëson se Shapiç ka folur me disa aktivistë pas konferencës ndërsa ka pasur konflikt verbal me njërin prej tyre, të cilit ia ka hedhur telefonin.

“Kjo ishte në fund. Ne biseduam pas fjalimit të tij, ai e ndërpreu shpesh aktivistin tonë Branko, i cili po i shpjegonte se ku kishin bërë gabime procedurale që bënë që gjykata të pranonte iniciativën tonë për të ndaluar punimet e shpimit në argjinaturë. Ai donte të kalonte përmes turmës së qytetarëve si një bandit, por ai nuk donte të lëvizte, ia rrëmbeu telefonin dhe e hodhi në dysheme, pastaj u largua nga vendi i ngjarjes”, tha ai.

Continue Reading

Rajon

“Na pret edhe një luftë tjetër”/ Dodik trondit me deklaratën e tij

Milorad Dodik në një fjalim gjatë përkujtimit të Ditës së Fitores mbi Fashizmin në Banja Luka të Republikës Serbe, tha se është koha për të luftuar për “çlirimin” nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ai vijoi me kërcënime për ndarjen e shtetin shtetit boshnjak.

“Sot kujtojmë Ditën e Fitores mbi Fashizmin – ditën kur fuqia më e errët në botë në atë kohë – Gjermania, hodhi armët. Gjermania, regjimi i së cilës është përgjegjës për vdekjen e më shumë se 30 milionë njerëzve. Serbët pësuan rëndë humbje, së bashku me rusët, hebrenjtë dhe të gjithë ata që e kundërshtuan atë ideologji, duke besuar në lirinë dhe barazinë e të gjithë njerëzve pa dallim kombësie apo feje”, tha fillimisht ai.

“Gjermania në atë kohë nuk i njihte ide të tilla, ajo u përpoq për nënshtrim, për të zgjeruar ndikimin e saj si një fuqi e vonuar koloniale. Kishte mundësinë të zgjerohej drejt Ballkanit dhe Rusisë, gjë që e bëri”, theksoi Dodik.

Ky i fundit pohoi se “fakti është se viktimat më të mëdha ishin në mesin e popullit serb dhe rus” dhe se kjo zbulon qëllimin e vërtetë të fashizmit, raporton klix.ba.

Ai sërish deklaroi se Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina me fjalët “se populli serb po përballet me një luftë të re – luftën për çlirim nga Bosnja dhe Hercegovina”.

“Na pret edhe një luftë tjetër, ajo është lufta për çlirimin nga Bosnja dhe Hercegovina”, tha Dodik.

Ai tha se liria është ajo që e bashkon popullin serb në tërësi.

“Fitorja mbi fashizmin është e përhershme dhe nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër. Rezistenca jonë ndaj çdo forme presioni të ushtruar këtu është jashtëzakonisht e fortë”, përfundoi Dodik.

Continue Reading

Rajon

Vasalët kinezë, media gjermane për Vuçiç dhe Orban

Mediat në gjuhën gjermane kanë raportuar gjerësisht për turneun e presidentit kinez Xi Jinping nëpër tre vende evropiane, porse qëndrimi i tij në Serbi mori vëmendje të madhe në analiza.

“Koha është simbolike”, vlerëson Zidojce Zeitung, duke kujtuar se ditën e djeshme u mbushën plot 25 vjet që kur avionët e NATO-s bombarduan ambasadën kineze në Beograd.

“Në Beograd e kanë të nevojshme të prodhojnë imazhe “ikonike” për audiencën në Kinë, por edhe për të gjithë jugun global për të vënë në dukje “hipokrizinë” e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të” –  thotë Alicja Bahulska nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Serbia do të tregojë se NATO nuk ofron siguri, por punon kundër interesave të Kinës dhe Rusisë” –  tha ajo për Zidojce.

Bahulska më tej vlerësoi se ofimi I qilimit të kuq Xi,  i përshtatet stilit “oportunist” të presidentit serb Aleksander Vuçic. Sipas saj nga njëra anë, ai aspiron të anëtarësohet në BE, por nga ana tjetër, përmes “miqësisë së fortë” me rivalin strategjik të Brukselit, Vucic po përpiqet të forcojë pozicionin e tij negociues.

Një gjë e ngjashme përmendet edhe në analizën e një programi tjetër të shërbimit publik ZDF. Aty, Abigail Vaselije nga Instituti ‘Mercator’ për Studimet e Kinës thotë se koha e vizitës në Serbi është një simbol që Xi refuzon zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.

“Berliner Zeitung” shkruan se Vuçicit “i duhen Kina dhe Rusia për të minuar planet perëndimore për të ardhmen e Kosovës”.

Për RND foli Reinhard Buttikofer, përfaqësuesi evropian i të Gjelbërve gjermanë, i cili e sheh viziten e presidentit kinez në Serbi dhe Hungari si një “provokim” për Bashkimin Europian.

Butikofer i quajti Vuçicin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orbán si “dy vasalët më të rëndësishëm të Kinës në Evropë”. Duke shkuar në Beograd dhe Budapest, sipas Bitikofer, Xi tregoi se ambiciet gjeostrategjike të Pekinit nuk janë aspak të kufizuara vetëm në Azi.

Për shërbimin publik zviceran SRF foli eksperti i Kinës Johan Fuhrman, i cili mendon se turneu i Xi-t ka për qëllim edhe publikun vendas, për të treguar se Kina ka miq në botë.

“Kinezët po përpiqen të luajnë me kartën se ka interesa të ndryshme evropiane” – theksoi Furman

Continue Reading
Advertisement

TRENDING