Connect with us

Kosova

Bieber: Konstatimet se Serbia është e gatshme për luftë janë të tepruara

Profesori i shkencave politike dhe eksperti i Ballkanit Florian Bieber ka deklaruar se duket i tepruara konstatimi se “Serbia është e gatshme për luftë, duke ditur se me këtë rrezikon seriozisht hyrjen në konflikt me NATO-n

Nisur nga deklarata e para pak ditëve e Xhorxh Fridman, I cili tha se Serbia po përgatitet  për luftë dhe se konflikti do të zgjerohet jashtë Ballkanit, drejtori i Qendrës për studime të Evropës Jug-lindore në Universitetin e Gracit, në panelin e organizuar nga Qendra e Këshillit Atlantik për Evropë “Ndërtimi i stabilitetit të Ballkanit- sfidat rajonale dhe rrethanat”, tha se nuk është hgjë e mirë që Serbia nuk po ballafaqohet me pasojat për refuzimin që ajo I ka bërë vendosjes se sanksioneve ndaj Rusisë dhe që vazhdon mbajtjen e linjës me Moskën edhe Shën Pjetërburgun.

Biber tha se Serbia “nuk është më demokraci”, por kjo “si duket nuk është problem” as për Brukselin as për Uashingtonin.

Nga ana tjetër, profesori universitar në Sarajevë Damir Kapixhiç tha se nga rajoni kanë ikur shumë të rinj dhe banorët e mbetur janë të moshuar, prandaj është vështirë të paramendohet se mund të ketë luftë, por nuk përjashtohen konfliktet lokale.

Hulumtuesi i lartë i Qendrës për studime jug-lindore në Gracë, Marko Kmeziç ka thënë se është shumë e rëndësishme forcimi i demokracisë dhe sundimi i ligjit në Ballkan.

Ai ka vlerësuar se plani i rritjes ekonomike në atë rajon, që Komisioni Evropian ka miratuar javën që shkoi, duhet kushtëzuar me gjendjen në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Advertisement