Rajon
‘Big Bang Ohër’/ Serbia merr kthesën
Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka thënë se me marrëveshjen e Ohrit, “Serbia përqafoi rrugën evropiane“.
Përmes një postimi në Twitter, njeriu kryesor amerikan në Beograd, ka thënë se SHBA-ja do të jetë në çdo hap të rrugës së tij, duke iu referuar rrugës evropiane.
”Rezultati më i rëndësishëm nga bisedimet e Ohrit eshte se Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje – një vendim që kërkonte mençuri, integritet dhe guxim. Mbetet shumë punë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës“, ka shkruar Christopher Hill
Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje në letër, por në Ohër dhanë zotimin për zbatimin e planit evorpian.