Connect with us

Aktualitet

Bilanc tragjik/ Pas nënës humb jetën dhe djali i saj 6 vjeçar, fëmija tjetër në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur qytetin e Maliqit këtë të shtunë, pas një zjarri që përfshiu një banesë familjare në bllokun nr. 3 të qytetit.

Rreth orës 13:30, flakët përfshinë banesën e shtetasit V. A., ku ndodheshin bashkëshortja e tij, Merjeme Azislari, 38 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre të mitur, përkatësisht 14 dhe 6 vjeç. Të tre u nxorën nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse dhe u transportuan menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.

Fillimisht, nëna, Merjeme Azislari, humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi dhe plagëve të marra nga zjarri. Më pas, është konfirmuar edhe vdekja e djalit të saj 14-vjeçar, i cili nuk arriti t’i mbijetojë djegieve të rënda. Fëmija i vogël, 6 vjeç, ndodhet ende në spital dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas burimeve, të dy fëmijët e çiftit vuanin nga çrregullimi i spektrit autik, çka e bën këtë ngjarje edhe më të dhimbshme dhe të ndjeshme për familjen dhe komunitetin.

Shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë ndërhynë në kohë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve përreth, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Maliq / Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon pu

Advertisement