Connect with us

Aktualitet

BISEDAT- Si i mjekët largonin nga spitali Onkologjik pacientët, s’kishin kura

Skandali tek spitali Onkologjik duket se nuk ka fund. Gazetari Osman Stafa ka nxjerrë edhe një pjesë tjetër bisedë me mjekëve që komunikojnë me njëri-tjetrin sesi të ndajnë ilaçet mes pacientëve që shkojnë për kurim pasi vuajnë nga sëmundje të rënda që u cënojnë jetën. Në këtë bisedë që është zbardhur, ilaçe nuk ka dhe mjekët diskutojnë me njëri-tjetrin sesi ta mbulojnë handikapin tek pacientët. Njëri prej tyre duket se nuk ka pranuar që të largohet nga spitali pa marrë kurën, kështu që mjekët detyrohen që t’i japin atë që u kërkon.

BISEDA E PLOTË:

[23.2.24, 11:28:38 AM] G(Koordinatore): Pershendetje! Gjithe tabletat kan ardh sot! Dhe asnje mjek skeni lene per ti bere! Situata esht pak problematike. Ca zgjidhje ti them pacienteve?
[23.2.24, 11:28:54 AM] AP(mjek onkolog): Kush psh
[23.2.24, 11:29:24 AM] SS(mjek onkolog): Spunon sistemi thuaj
[23.2.24, 11:29:34 AM] G(Koordinatore) : Mjeket i dine vet emrat. Se kam kte kopetence. Doni ti rradhis me emra. Sa pacient kan ardh?
[23.2.24, 11:34:36 AM] SS(mjek onkolog): Na thuaj emrin dhe ilaçin qe merr me ID. Se mos i bejme nga tel
[23.2.24, 11:35:02 AM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): mendoj të shtyhen per diten e hene nje pjese .
[23.2.24, 11:35:43 AM] G(Koordinatore): Ato qe mundem i kthym. Ky nuk prano me ik. Esht pacienti i Dr.Sptiraqit. Esht ne pritje Ca zgjidhje ti japim?
[23.2.24, 12:02:39 PM] RB(mjek onkolog): Po kthehem une tja bej
[23.2.24, 12:03:04 PM] SS(mjek onkolog): (jep kodin)
[23.2.24, 12:03:27 PM] SS(mjek onkolog): Ky eshte kodi i Arqilese thuaji te arqilehet tani
[23.2.24, 12:04:59 PM] SS(mjek onkolog): Edhe mos i fusni para ores 12 per receta elektronike
[23.2.24, 12:05:08 PM] G(Koordinatore): Shum mire Te falendero Arqileja

Krahas publikimit të mesazheve, gazetari lajmëron se shumë shpejt do të ketë një padi në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të gjithë atë që ai ka zbuluar. Por po ashtu, ka mësuar se pasi ka nxjerrë përgjimet e tyre, shumë prej mjekëve që deri më tani janë identifikuar vetëm me iniciale kanë ndryshuar numrat e tyre të telefonit.

“Pse duhej që mjekë të Onkologjikut pasi unë nisa publikimin e komunikimeve të tyre të ndërronin numrat e telefonit? A mendojnë se janë në rregull? A mendojnë se s’kanë bërë asnjë gabim në trajtime? Pse u duhet ndërrimi i numrave të telefonit? Çfarë duan të fshehin? Pse mjekë të Onkologjikut të cilët janë marrë në pyetje disa muaj më pare nga Prokuroria, kanë ndërruar numrat e telefonit? Pse u duhej atyre të ndërronin numrat e telefonit? Kjo punë vjen shumë erë!,”-shkruan gazetari ndër të tjera.

Ndërkohë që edhe pse ka disa javë që përgjimet dalin dhe janë publikuar edhe në media, nuk ka asnjë reagim nga instancat shtetërore.

Advertisement