Connect with us

Kronike

Bllokimi i aksit Rrëshen-Bukmirë

Pas shirave të rrëmbyer të cilat përfshinë vendin tonë dhe shkaktuan dëmë të shumta banorët e zonës së Mirditëskanë dalë këtë të ënjtë në protëstë para bashkisë ku kërkojnë rikonstruksionin e rrugës Rrëshën-Bukmirë.

Ky aks u bllokua si pasojë e motit të keq, ku rruga u bë e pakalueshme duke rrezikuar edhe jetën e drejtuesvë të mjeteve.

Banorët këtë mëngjës janë zhvendosur nga bashkia drejt digës së hidrocentralit , ku dhe paralajmëruan bllokimin e energjisë nëse nuk do të ketë një reagim pozitiv për kthimin në gjendjen normale të këtij aksi me gjatësi 16 kilometra I ndërtuar që nga viti 2017.

Aksi Rrëshen-Bukmirë pati rrëshqitje të dherave në disa pjesë, si pasojë e vërshimeve të ujrave dhe inerteve të cilat shkaktuan dhe shembjen e kësaj rruge.

 

https://www.youtube.com/watch?v=V72YEHCyEac

Advertisement