Connect with us

Aktualitet

Bllokohet Kakavija, rradhë kilometrike, policia greke me vetëm një sportel

Në pikën e kalimit kufitare në Kakavijë janë krijuar sërish radhë të gjata makinash.

Mësohet se pala greke po punon vetëm me një sportel dhe shumë ngadalë.

Radhët në kufi janë në anën e doganës greke.

Të gjithë qytetarët që kanë kaluar që prej orës 09:00 janë në pritje.

Pala shqiptare ka shtuar sportelet në 4 dhe nuk ka radhë.

Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë dhe kanë dalë nga territori shqiptar 8812 shtetas.
Advertisement