Connect with us

Kronike

Bojkotohet botërori i katarit

Ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit që do të zhvillohen në Katar, nuk do të ndiqen kudo në Evropë. Nëse në disa vende, si në Itali, interesi zbehet për mungesën aty të Azzuri, diku tjetër ka nga ata që mendojnë për një bojkot total të eventit.

Në fakt, disa qytete franceze kanë vendosur që nuk do të vendosin ekrane gjigante në sheshet e tyre, në shenjë proteste kundër situatës së të drejtave të njeriut në shtetin e Lindjes së Mesme. Parisi është i fundit që do i bashkohet një nisme që përfshin gjithashtu Marsejën, Strasburgun, Nice dhe Bordo.

E njëjtën ide kanë edhe shumë pronarë lokalesh në Belgjikë, sipas tyre me arsyet: që nga mënyra se si u dha Kupa e Botës, tek zgjedhja e vendit, skandalet e korrupsionit në ndërtimin e stadiumeve… dhe më pas, gjëja më absurde mbi të gjitha: Tani ka një krizë të çmendur energjitike, dhe ata nuk dinë a do të jenë në gjendje të paguajnë faturat. Si për ironi, ndeshjet në katar do të luhen në stadiume me ajër të kondicionuar në mes të shkretëtirës…

Sipas Amnesty International, në Katar ka rreth 1.7 milionë të huaj që punojnë, shpesh në kushte shfrytëzimi. Sipas një hetimi të gazetës britanike ‘The Guardian’, 6500 prej tyre kanë humbur jetën në punë gjatë dekadës së fundit.

Për këtë arsye, komiteti i të drejtave të njeriut i Parlamentit Evropian ka miratuar katër rezoluta për të rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje. Ata shprehen se në kushte të tilla, Kupa e Botës nuk duhej ti besohej Katarit.

Edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme Josep Borrell, nuk do të ndjekë ndeshjet e futbollit. Nga ana e tij, kohët e fundit ka pasur presion mbi autoritetet e Katarit për të siguruar që ata të monitorojnë respektimin e të drejtave të njeriut në mënyrë më efektive.

https://www.youtube.com/watch?v=SfxSDIxl34M

Advertisement