Connect with us

Shkrime

Bomba në Kosovë, teatër me skenar/ Një episod grotesk, tallje dhe mashtrim pa turp

“Nuk ishte bombë. Ishte pasqyrë që u tregoi fytyrat atyre që s’kanë më fytyrë. Kur një vend qeveriset përmes SMS-ve anonime dhe jo përmes votës, atëherë faji nuk është më i tyre, por i yni, që heshtim dhe i lejojmë të tallen me ne” – keshtu e nis editorialin e tij me te fundit ne lidhje me alarmin per bombe te shtunen ne kuvendin e Kosoves, analisti Baton Haxhiu, duke theksuar se ajo qe ndodhi ishte veç një episod tjetër grotesk në skenën politike që nuk e dallon më realitetin nga parodia.

“Kur pas 42 tentativave për të konstituar kuvendi, popullit i rezervohet një “alarm për bombë”, dhe kur ky alarm vjen pikërisht në momentin kur duhet të vazhdojë tallja me qytetarët, atëherë kemi kaluar përtej absurdit. Kemi hyrë në një fazë ku edhe genjeshtra nuk është më për të mashtruar, por për të fyer dhe sharë inteligjencën e një shoqërie. Tallja shkon me tallje. Është një zingjir vetëshkatërrues i pandërprerë, ku aktorët politikë nuk e dallojnë më turpin nga taktika” – ka shruar Haxhiu, sipas te cilit mosfunksionimi i shtetit prodhon skenare telefonatash anonime në anglisht.

“Shteti është kthyer në një teatër pa skenar, ku policia dhe prokuroria bëhen pjesë e një loje që nuk di më kë po mbrojnë dhe nga kush” – ka theksuar analisti i njohur duke kujtuar se populli që priste me shprese të shihte votim, përfundoi duke parë forcat speciale në një ndërtesë të zbrazur, duke kërkuar një bombë që ekziston vetëm në kokat e atyre që e kanë minuar për muaj të tërë sistemin nga brenda, heshtazi duke e  gërryer çdo ditë shtetin e Kosovës. Kur edhe turpi inskenohet, është koha të pyesim, kush është më i rrezikshëm , armiku imagjinar jashtë, apo ai real brenda?! Kur shteti bëhet vetë autor i një skenari frike, është shenjë se frika më e madhe është vetë vota. Dhe në këtë farsë që quhet seancë konstituive, asgjë nuk konstituohet, përveç paturpësisë” – e ka perfunduar editorialin e tij Baton Haxhiu

 

Advertisement