Kosova
Bombastiku godet Kosovën nga Amerika, lëshon vetëtima helmi edhe për opozitën në Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbajti një fjalim në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku ai citoi Mahatma Gandhin, duke thënë se Serbia, të cilën ai e cilësoi si “vend i lirisë dhe drejtësisë”, nuk është një shërbëtor as i SHBA-së dhe as i Rusisë. Megjithatë, sipas Dragan Popoviç nga Qendra për Politikë Praktike, ky “fjalim i fortë” në asnjë mënyrë nuk iu drejtua përfaqësuesve të huaj në OKB, por opinionit publik vendas.
Siç tha ai, gjithçka që bën Vuçiq bazohet në paramendimin se si do të ndikojë tek votuesit e tij mijëra kilometra larg Nju Jorkut. Prandaj, shtoi ai, ky ishte “një nga ato raste ku ai dërgoi imazhin se ai është një lloj Tito i ri, që balancon Lindjen dhe Perëndimin”.
“Pikërisht për këtë presidenti i Serbisë përdori fraza bombastike dhe përmendi Rusinë dhe Amerikën. Mendoj se nuk ka dyshim se fjalime të tilla, sidomos nga pozita të tilla të larta zyrtare, u drejtohen qytetarëve të Serbisë, e jo përfaqësuesve të huaj. Ky është marketingu politik, si çdo gjë tjetër që bën Vuçiq” – deklaroi Popoviç për ‘Nova’.
Ai theksoi gjithashtu se Vuçic e përsërit vazhdimisht – se nuk po përpiqet të ulet në dy karrige, se është në një situatë të vështirë dhe se po i bëjnë presion nga të gjitha anët, prandaj nuk mund të rezistojë dhe Serbia do jete e detyruar të vendos sanksione ndaj Rusisë sepse ka shumë presion nga brenda dhe kështu me radhë”
Kujtojmë se në momentin kur në foltore ka folur presidenti i Serbisë, salla e OKB ka qenë gjysmë bosh. Jo shumë përfaqësues të vendeve të botës patën rastin ta dëgjonin këtë fjalim, qe jo pa ironi, Popovic e quajti “aq të fuqishëm”.