Connect with us

Rajon

Boomerang-u i Aleksandër Vuçiç në NATO

Edhe për vëzhguesin më të pakujdesshëm ose të painteresuar në ngjarje politike, melo-dramaticiteti i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është mëse i dukshëm. Duke qenë një politikan me jetëgjatësi politike afro 30 vjeçare e ku në CV-në e tij e ka të nënvizuar të kaluarën si Ministër i Propagandës në regjimin e famëkeqit Sllobodan Millosheviç, ai tashmë po e (ad)ministron vetë propagandën duke i pasur pothuajse të gjitha mediat serbe (ato me shikueshmëri dhe lexueshmëri të madhe) nën kontroll.

Ditëve të fundit Vucic ka shfrytëzuar frekuencat kombëtare televizive serbe dhe ato të shkruara (tabloidet që shesin nga afro 50 mijë kopje fizike në javë) për të përçuar “rëndësinë” që takimi i tij me Sekretarin e Pergjithshem te Nato-s Jens Stoltenberg, do të kishte dhe pasqyrimin e konferences per media ku mbizoteruan fjalët tashmë të automatizuara si “pogrom”, “persekutim”, “spastrim etnik…të planifikuar…të mirëorganizuar”.

Por, i tërë investimi i Vuçiç, se “Stoltenberg ishte i mirëinformuar për ngjarjet në terren” iu kthye në boomerang, pasi kreu i Aleancës dha shifra të frikshme se sa pjesëtarë të NATO-s ishin lënduar nga protestuesit e dhunshëm serbë në veri të Kosovës.

 

Advertisement