Pinknews
Bora dhe Donald harrojnë gjithçka, festojnë përvjetorin e lidhjes
Tashmë u bë kohë që kur Bora Zemani dhe Donald veshaj e kanë pranuar bashkimin e tyre publikisht dhe dihet se vazhdimisht postojnë fotot dhe video të njëri-tjetrit në rrjete sociale.
Dita e djeshme më 5 nëntor u shënua dhe përvjetori i lidhjes së tyre, një ditë shumë e veçantë për ta, një ditë e cila mori vëmendje shumë të madhe edhe vitin që shkoi. Kujtojmë që vitn e kaluar Donaldi ishte banor i shtëpisë së “Big Brother ViP” dhe atyre u desh ta festonin larg njëri-tjetrit, por deklaratat dhe gjestet nuk munguan.
Këtë vit, Bora e ka rikujtuar përvjetorin e tyre gjatë spektaklit të “Dancing With the Stars”, sapo ora shënoi 00:00 dhe arriti data 5 Nëntor. Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar disa foto me Borën në Instagram, ku duken të përqafuar me njëri-tjetrin. Tashmë data 5 nëntor i gjeti përsëri bashkë dhe të dashuruar.