Connect with us

Pinknews

Bora dhe Donaldi me një film për historinë e tyre të dashurisë, ja titulli

Një nga historitë më të komentuara ndonjë herë të showbiz-it shqiptar ka qenë padyshim ajo e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, të cilët qenë në vëmendje të të gjithë ndjekësve sidomos gjatë “Big Brother VIP 1”, ku puthja e tyre numëron miliona klikime në rrjete sociale.

Historia e tyre e dashurisë mesa duket do të përcillet përmes një projekti nga dyshja, një komedi me emocione të forta e ka konsideruar dyshja, ku në ‘Instagram’ kanë bërë publik edhe titullin e filmit të tyre të parë romantik-“5 herë jo”.

Postimi i Bora Zemanit:

Ej,Miq!??

Një ngjarje e bukur për ne nis tani. Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta. Më në fund po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh. Teksa jemi në pragun e chak-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar – “5 herë jo”, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre! Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit. Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë. Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, që humorin e kanë në gen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund.

Ndiqni @5herejo për t’u bërë pjesë e kësaj ëndrre, e këtij rrugëtimi të bukur artistik! Ti dhe ju bëhemi Ne!?

Advertisement