Connect with us

Pinknews

Bora: Ja rroga ime kur isha velinë

Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmë në emisionin e parë të “Më Lër Të Flas”, ku është rrëfyer si asnjëherë më parë dhe ku shumë pyetje lidhur me marrëdhënien e saj me Donaldin u sqaruan për publikun.

Krahas kësaj ajo ka folur edhe për karrierën e saj, si dhe fillimet në industrinë e medias. Ajo e ka nisur karrierën si velinë në emisionin “Fiks Fare” dhe se televizioni ka qenë gjithmonë ëndrra e saj.

E pyetur gjatë një loje lidhur me rrogën ajo ka treguar se rroga e saj e parë ka qenë 70.000 lekë të rinj, një rrogë kjo shumë e lartë për kohën.

“Rrugëtimi në televizion ka nisur si velinë në ‘Fiks Fare’. Ka qenë puna e parë, këtu kam marrë rrogën time të parë, ku fillova të isha e pavarur. Rroga ishte e mirë, 700 mijë lekë të vjetër për atë periudhë ishte një shifër goxha e mirë. Pas përfundimit të sezonit si velinë në ‘Fiks Fare’, m’u ofrua të prezantoja motin. Me emision për fëmijë e kam nisur tamam-tamam, e duke vijuar me emisione të tjera.

Televizionin e kam dashur shumë që në fillimet e mia, nuk e kam parë ku do të arrij, por kam shijuar momentin. Gjërat kanë ardhur hap pas hapi, gjithmonë një shkallë më shumë. Shpresoj që ky të mos jetë kulmi im, nuk i dihet se çfarë ka”, – tregoi Bora.

Sakaq, e pyetur për rrogën aktuale, moderatorja me shaka është shprehur se akoma nuk ka biseduar me financat e “TCH” për të përcaktuar pagën për këtë sezon.

Advertisement