Connect with us

Kosova

Bordi i Paqes, shkëndija që ndezi përplasjen Osmani-Kurti/ Revista ‘Profil’ shkruan për tensionet politike

Armat Matoshi

Politika e jashtme e Kosovës është kthyer në shkakun kryesor të tensioneve mes krerëve të shtetit, të cilat mund të çojnë vendin e vogël drejt zgjedhjeve të reja parlamentare të tretat në pak më pak se një vit – shkruan revista austriake Profil.
Përplasja midis Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit kosovar, Albin Kurti, ka nxitur revistën austrike të analizojë tensionet e brendshme politike që kanë marrë hov në vend dhe ndikimin e tyre në çështjet e jashtme të Kosovës.
Profil konsideron se veprimet e presidentes Osmani në politikën e jashtme, veçanërisht pjesëmarrja e saj në Bordin e Paqes të themeluar së fundmi nga presidenti amerikan, Donald Trump, kanë nxitur një përplasje indirekte me kryeministrin Kurti. Madje, artikulli mban një titull sugjestiv: “Çfarë lidhje ka Trumpi me krizën në Kosovë?”.
Analiza e Profil thekson se përplasja nuk ka lidhje me ideologjinë politike të të dy figurave, por me mënyrën se si vendi i vogël ballkanik ndërvepron me partnerët kryesorë ndërkombëtarë dhe si institucionet kosovare angazhohen në skenën globale.
Gjithashtu, artikulli sugjeron se presidentja Osmani ka kuptuar natyrën transaksionale të presidentit Trump, prandaj ka marrë masa: ajo e di se “besnikëria, nënshtrimi dhe mirënjohja” janë elementë thelbësorë për t’u afruar me presidentin Trump.

Ndryshe, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri dhe shpërbërjes së parlamentit, ka të ngjarë të ketë zgjedhje të reja në prill 2026. Megjithatë, jo pa e dhënë verdiktin Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars.

Advertisement