Connect with us

Kosova

Borrell: Vuçiç i kërkova lirimin e menjëhershëm të policëve të Kosovës

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joep Borrell, pas takimet të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mbajtur një konferencë për media. Ai në konferencë ka thënë se i ka kërkuar Vuçiçit lirimin e tre policëve kosovarë që po mbahen në Serbi.

“I kam theksuar presidentit Vuçiq që tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, ka thënë Borrell.

Po ashtu, Borrell, ka thënë se të hënë bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do t’iu raportojnë ministrave me arritjet mes palëve.  Borrell ka kërkuar që të shtensionohet situata, duke thënë se Kurti dhe Vuçiç janë të vetëdijshëm për këtë, por kanë qëndrime të kundërta.

Advertisement