Connect with us

Rajon

Bosnja, statusin e kandidatit në BE, me kusht

Komisioni Evropian ka mundësi që të rekomandojë me kusht statusin e vendit kandidat për antarësim në BE për Bosnje-Hercegovinën
Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, do të prezantojë më 12 tetor paketën e zgjerimit, bashkë me raportet veç e veç për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

Burimet brenda BE-së kanë konfirmuar se Komisioni Evropian do të dalë me rekomandimin që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin por me disa kushte.

Në raportin e Komisionit Evropian për këtë vit, Bosnja nuk ka shënuar përparim në fushat kyçe.
Vlerësime të ngjashme ndër vite janë konsideruar arsye pse komisionarët kanë qenë kundër dhënies së statusit të kandidatit për Bosnjën.

Në rast se Bosnja e merr statusin e kandidatit, Kosova do të mbetet i vetmi shtet i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka kërkuar formalisht anëtarësim në BE, ndonëse blloku evropian përsërit se “Kosova ka perspektivë evropiane”.

Advertisement