Sport
Botërori/ Futbollistët iranian kundër regjimit
Sporti iranian ngre zërin… Dhe këtë e bën me heshtje shurdhuese.
Ata qëndruan të heshtur, me duart mbi supet e shokëve të skuadrës, ndërsa notat e himnit të tyre jehojnin në stadium. Lojtarët e Iranit nuk e kënduan atë, një gjest domethënës që mund të hyjë në histori. Ata qëndruan të palëvizshëm, duke sfiduar regjimin e ajatollahëve. Në stol vetëm një mërmëriti diçka. Dhe gjithë stadium i përshëndeti dhe u bëri të ditur ajatollahëve se në cilën anë të historisë ishte.
Protesta filloi jashtë stadiumit, me tifozët iranianë që brohoritnin për Masha Amini, e vrarë nga policia iraniane pasi u arrestua nga paraushtarakët me dyshimin se nuk mbante hixhabin, një vdekje që shkaktoi protesta në të gjithë vendin, por e shtypur me dhunë. Janë mbi 400 të vdekur.