Bota
Britania rihap ambasadën në Teheran/ Sekretari i Jashtëm: Do të vijojmë të garantojmë sigurinë e shtetasve britanikë në Iran

Britania e Madhe ka rihapur ambasadën e saj në Iran , e cila ishte mbyllur përkohësisht, tha Sekretari i Jashtëm Hamish Falconer para parlamentit.
“Ne kemi rihapur ambasadën tonë në Teheran , e cila ishte mbyllur përkohësisht. Është emëruar një person përgjegjës dhe ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë të plotë në sigurimin e sigurisë së shtetasve britanikë në Iran”, i tha ai parlamentit.
Rihapja e ambasadës vjen në një periudhë delikate për marrëdhëniet diplomatike mes Londrës dhe Teheranit, mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme dhe shqetësimeve për sigurinë e shtetasve të huaj në Iran.
Ambasada britanike në Teheran u mbyllur përkohësisht disa javë më parë, pas një vale protestash dhe përshkallëzimesh të brendshme që vlerësoheshin si rrezik për personelin diplomatik.

