Kronike
Burg për shqiptarin vrasës

Është lënë në burg 26-vjeçari shqiptar që plagososi për vdekje studenten greke në qendër të Selanikut në orët e para të mëngjesit të së martës.
26-vjeçari shqiptar që përplasi për vdekje një 21-vjeçare greke rrezikon deri në 10 vite burg, pasi tentoi të arratiset nga vendi I ngjarjes.
Teksa doli përpara Gjyktës në Selaniku, bashkë dhe me një 19-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjet, natën kur ndodhi ngjarja e rëndë, shqiptari I kërkoi falje familjes së viktimës.
“Nuk është koha që unë të jap shpjegime. I kërkoj falje familjes së vajzës”, tha i riu shkurtimisht.
Gjykata vendosi të lirojë pasagjeren në automjetin e shqiptarit, e cila tregoi se ishte hera e parë që udhëtonte me 26-vjeccarin dhe se pas aksidentit kishte tentuar të zbriste nga makina, por shqiptari e kishte kapur nga dora dhe I kishte thënë do ta rregullonte ai këtë problem.
Avokati i familjes së 21-vjeçares thotë se akuza e ngritur ndaj 26-vjeçarit shqiptar parashikon një dënim deri në 10 vjet burg. “Familja e akuzon atë për vrasje nga pakujdesia me keqdashje të mundshme.
Nuk është vetëm se e ka braktisur por ka bërë gjithçka për t’u zhdukur, thjesht nuk ka llogaritur kamerat, që fatmirësisht ekzistojnë”, është shprehur avokati. 21-vjeçarja greke ndodhej e shtruar në spital, me plagë të rënda, por nuk ia doli dot.
Ajo u nda nga jeta mëngjesin e së dielës, ndërkohë familja vendosi të dhurojë organet e saj. Studentja mbeti e plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit të së martës, kur u tërhoq zvarrë përgjatë rrugës Egnatia nga makina që drejtonte 26-vjeçari shqiptar, i cili u largua nga vendngjarja dhe e la të renë në gjendje të rëndë në asfalt.

