Aktualitet
Burri dhunon për vdekje bashkëshorten, 64-vjeçarja ndërron jetë tek Trauma
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij.64-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda të shkaktuara nga dhuna.E.D. është arrestuar nga policia e Vlorës, ndërsa ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes tyre.“Policia Vlorë arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës”, sipas njoftimit të policisë.