Connect with us

Aktualitet

Burri nga Tirana shkon i alarmuar në Polici: Më ka ikur gruaja, ka marrë dy fëmijët

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë një 31-vjeçare. Përmes një njoftimi zyrtar blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se shtetësja me ininciale V.Sh, ishte larguar nga banesa duke marrë me vete dy fëmijët e saj e duke braktisur fëmijën e tretë.

Ka qenë bashkëshorti i kësaj shtetase ai i cili është paraqitur pranë Komisariatit ku dhe ka denoncuar largimin e 31-vjeçares.

Ai ka kërkuar ndihmë nga blutë me qëllim gjetjen e gruas dhe vendosjen e saj para drejtësisë.

“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. Sh., 31 vjeçe, pasi bashkëshorti i saj ka kallëzuar se 31-vjeçarja është larguar nga banesa, duke marrë me vete dy prej fëmijëve të tyre dhe duke braktisur fëmijën e tretë”, njofton Policia.

Advertisement