Politike
Bushati: Tirana do të jetë një luftë vëllavrasëse mes socialistëve, do shqyejnë njëri-tjetrin

Për analistin Andi Bushati, Tirana do të jetë një terren ku do të zhvillohet një luftë vëllavrasëse mes socialistëve. Bushati u shpreh se, Edi Rama me listën e hapur në Tiranë ka futur sherrin brenda PS-së dhe këta do të shqyejnë njëri-tjetrin.
‘Tirana do të jetë një luftë vëllavrasëse midis socialistëve, sepse ka shumë vende për njerëz që kanë një profil politik në PS. Nga një anë, janë të gjithë socialistët e vjetër, Braçe, Majko, Xhafaj, Kodheli. Nga ana tjetër janë të gjithë ministrat e mandateve të fundit të Ramës, nja 5-6 copë. Dhe këta do të luftojnë për shumë pak vende që nxjerrin listat e hapura për deputet. Kështu që nëse për 12 vite, gjithë ajo e Ramës ka qenë të shuajë sherret brenda familjes së tij politike, sot me këtë listë PS do të ziejë dhe në Tiranë do shqyejnë njëri-tjetrin. Dhe do marrin vota për kabinetin qeveritar që janë në listë të mbyllur’, theksoi Andi Bushati

