Lifestyle
Çfarë i ndodh mëlçisë nga konsumi i proshutës dhe sallamit?
Konsumi i mishrave të përpunuar siç janë sallamrat, proshutat dhe salçicet, rrisin rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë apo rezistencës ndaj insulinës, që konsiderohet pikënisja e diabetit të tipit 2.
Sipas studimeve, të cilave u referohet AgroWeb.org, njerëzit që konsumojnë rregullisht mishra të përpunuar janë 50% më të rrezikuar ndaj dhjamosjes së mëlçisë dhe po aq ndaj rezistencës ndaj insulinës.
Çfarë është dhjamosja e mëlçisë
Dhjamosja e mëlçisë ka të bëjë me akumulimin e yndyrnave në qelizat e mëlçisë.
Ky grumbullim nxit shfaqjen e inflamacionit dhe dëmtimin e pakthyeshëm të mëlçisë.
Kjo sëmundje nxitet edhe nga rezistenca ndaj insulinës, e cila vërehet kryesisht tek njerëzit mbipeshë.
Roli i mishrave të përpunuar në dëmtimin e mëlçisë
Sallamrat, proshutat dhe salçicet përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të yndyrnave të ngopura të cilat shkaktojnë inflamacion.
Nga të dhënat, ato përmbajnë shumë kripë, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me dëmtimet që i shkaktohen mëlçisë.
Këto produkte përgatiten dhe gatuhen në temperatura shumë të larta.
Ky proces krijon kimikate të rrezikshme të cilat duhet të përpunohen nga mëlçia.
Mishrat e rekomanduar për shëndetin e mëlçisë
Mishi në përgjithësi ofron disa ushqyes të vlefshëm për shëndetin ku përfshihen: proteina, hekuri, zinku dhe vitamina B12.
Megjithatë, këto ushqyes përfitohen nëse produktet e mishit konsumohen pa e tepruar dhe sidomos duke pasur kujdes për metodën e përgatitjes dhe gatimit.
Të dhënat, të cilave u referohet AgroWeb.org, rekomandojnë konsumin e rregullt të peshkut dhe shpendëve, mishi i të cilëve përmban shumë yndyrna polio-të-pangopura.
Metoda e rekomanduar e gatimit të këtyre mishrave është zierja dhe avulli.
Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje që nxitet nga stili i jetesës.
Mjaftojnë disa ndryshime të rëndësishme në regjimin ushqimor dhe mëlçia mund të qëndrojë e shëndetshme dhe funksionet e saj të pacënueshme.
Ndër ndryshimet më të rekomanduara përveç heqjes dorë nga mishrat e përpunuar është edhe aktiviteti fiz