Connect with us

Pinknews

“Çfarë ka ai që s’e kemi ne?”/ Luiz Ejlli kthehet në temë bisede mes banorëve në ‘BBV K’

Një bisedë së fundmi në BBVK është zhvilluar edhe për fituesin e BBVA2, Luiz Ejllin.

Ka qenë Driloni ai që ka pyetur lidhur me Luizin, për të cilin kishte dëgjuar që ishte një personazh shumë i përfolur sa i përket BBV.

“Ça ka ai që s’e kemi ne?”, ka qenë pyetja e Drilonit, ndërsa Sara dhe Gresa kanë thënë se ishte shumë i përgatitur si lojtar.

Drenusha është shprehur se Luizi kishte aftësi pak më të jashtëzakonshme për të kuptuar lojën dhe se ka gënjyer, më pas e ka rregulluar situatën sërish.

Nga ana tjetër, Rovena shtoi se përpos aftësive të tij në lojë, kundërshtarët e tij kanë qenë palidhje, ndërsa kujtojmë se ‘armikja’ më e madhe në lojë e Luizit ishte Olta Gixhari, këtë vit opinioniste në BBVK.

Advertisement