Connect with us

Lifestyle

Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse pini çdo ditë çaj ditë

Çaji është pija e dytë më e konsumuar në botë, menjëherë pas ujit dhe konsumimi i tij çdo ditë mund të sjellë shumë përfitime shëndetësore.

Përmirësimi i shëndetit të zemrës dhe presionit të gjakut
Një nga përfitimet më të mëdha të konsumimit të rregullt të çajit është përmirësimi i shëndetit të sistemit kardiovaskular. Çaji, veçanërisht çaji jeshil dhe ai i zi, është i pasur me flavan-3-ols, përbërës natyralë që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut. Sipas një studimi të publikuar në  Advances in Nutrition, dy filxhanë çaj në ditë mund të ulin ndjeshëm presionin e gjakut dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Reduktimi i rrezikut të disa llojeve të kancerit
Konsumimi i rregullt i çajit mund të mbrojë kundër disa llojeve të kancerit, veçanërisht kancerit të gojës. Polifenolet e pranishme në çaj veprojnë si antioksidantë të fuqishëm që mund të neutralizojnë radikalet e lira, duke parandaluar dëmtimin e qelizave dhe duke penguar rritjen e qelizave kancerogjene.

Përmirësimi i vëmendjes dhe përqendrimit
Çaji jeshil përmban aminoacidin L-theanine, i cili së bashku me kafeinën mund të përmirësojë vëmendjen dhe përqendrimin. Ndryshe nga kafeja, efekti është më i butë dhe më i gjatë, gjë që bën të mundur arritjen e një gjendje vigjilence pa u ndjerë ankthi ose nervoz. Kur keni një projekt të rëndësishëm në punë ose duke studiuar për një provim, një filxhan çaj jeshil mund t’ju ndihmojë të qëndroni të përqendruar për një kohë të gjatë pa e mbingarkuar sistemin tuaj nervor.

Forcimi i sistemit imunitar
Polifenolet e pranishme në çajin jeshil dhe të zi ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Pirja e rregullt e çajit mund të rrisë rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe të ndihmojë trupin të luftojë kundër proceseve inflamatore. Ato veprojnë si antioksidantë natyralë, duke reduktuar stresin oksidativ dhe duke mundësuar rigjenerim më të mirë të qelizave.

Në dimër, një filxhan çaj i përditshëm me limon dhe mjaltit mund t’ju ndihmojë të mbani mbani larg virozat.

 

Advertisement