Lifestyle
Çfarë ndodh me trupin tonë nëse hamë hudhër çdo ditë?
Ne themi se hudhra është antibiotiku më i fuqishëm natyror, por çfarë do të thotë kjo?
Hudhra përmban alicinë, e cila çlirohet kur konsumohet. Alicina vret lloje të ndryshme bakteresh, ka efekt antiseptik, pengon riprodhimin e mikroorganizmave, por edhe shkatërrohet në temperatura të larta, çka do të thotë se është më e shëndetshme të konsumohet hudhra e freskët dhe e patrajtuar termikisht.
Ja çfarë i ndodh trupit tonë nëse hamë hudhër çdo ditë:
1. Mbron sistemin kardiovaskular. Një thelb hudhër në ditë ndihmon në forcimin e enëve të gjakut, stimulon qarkullimin e gjakut dhe ul përqendrimin e kolesterolit në trup.
2. Sipas kërkimeve shkencore, hudhra ul nivelin e sheqerit në gjak me rreth 25 për qind.
3. Forcon imunitetin, neutralizon radikalet e lira dhe toksinat që dëmtojnë organizmin.
4. Stimulon prodhimin e lëngut gastrik, rregullon funksionimin e pankreasit dhe përmirëson oreksin.
5. Lufton me sukses parazitët në trupin e njeriut.
6. Mund të ngadalësojë procesin e depozitimit të kripërave, rikthen kërcin dhe indet e kyçeve dhe shërben si parandalim i osteoporozës.
7. Është jashtëzakonisht i pasur me antioksidantë, flavonoide, vitamina të grupit B dhe acide që janë në gjendje të rigjenerojnë lëkurën, t’i japin asaj elasticitet dhe të luftojnë shfaqjen e akneve dhe rrudhave.
8. Nutricionistët besojnë se futja e hudhrës në dietë shkakton humbjen e peshës së tepërt.