Kronike
Çfarë ndodhi? 47-vjeçari kërcënon me armë gjahu bashkëfshatarin
Një sherr ka ndodhur mes dy persona ditën e sotme në Vlorë.
Një 47-vjeçar në fshatin Cerkovinë për motive të dobëta është konfliktuar me një 57 vjeç, dhe si pasojë ka nxjerrë armën e gjahut dhe e ka kërcënuar me jetë këtë të fundit.
Si pasojë 47-vjeçari është vënë në prangat e policisë, dhe është shoqëruar për veprime të mëtjeshme.
“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Cerkovinë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, kishte kanosur me armë gjahu shtetasin L. B., 57 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. Q. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë”,- njofton Policia.