Connect with us

Kronike

Çfarë ndodhi mbrëmë në Lezhë? Nga të shtënat me armë, te plagosja e 24-vjeçarit (EMRI)

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Gjadër të Lezhës. Mësohet se i plagosur ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar i identifikuar si Dorjan Gjini. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, pas një konflikti të çastit i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga autori Gerald Marku i cili është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur detajet.

Rreth orës 22:00, në Gjadër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi D. Gj. 24 vjeç, banues në Gjadër, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit G.M., ku vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,  njofton policia.

Advertisement