Connect with us

Pinknews

Çfarë ndodhi mes Meritonit dhe Romeos pas BBV3? Për herë të parë, rrëfehet ish finalisti

Meritoni dhe Romeo para BBV3 kanë pasur një miqësi 6-vjeçare me njëri-tjetrin, por duket se hyrja e tyre në shtëpinë më të famshme në vend e krisi shoqërinë e tyre.

Ndonëse pas debateve të ashpra që patën, ata i kërkuan falje njëri-tjetrit dhe vazhduan miqësinë e tyre, përfundimi i këtij rrugëtimi duket se ndau dhe rrugët e tyre përgjithmonë dhe kjo u kuptua pasi djemtë nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.

I ftuar në “Cherry on Top” sot në mbrëmje do të jetë Meritoni, i cili është pyetur nga Bora Zemani për “unfollow” në Instagram.

Me sa kuptohet nga promo, Meritoni është përgjigjur: “Mos më ka hequr mua dikush dhe nuk e di?”, duke lënë të kuptohet se ka qenë Romeo ai që e ka bërë unfollow Meritonin në Instagram.

Advertisement