Politike
Çfarë ndodhi? Përplasje fizike mes Flamur Nokës dhe Petro Koçit
Në seancat plenare në Kuvend është rikthyer kaosi. Deputetët e opozitës kanë risjellë në Kuvend aksionin opozitar, pas dënimit dhe burgosjes së kolegut të tyre, Ervin Salianji.
Deputeti Flamur Noka pati një përplasje me deputetin Petro Koço, madje në një moment e ka shtyrë në krahë. Kjo e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca. Pas përjashtimit të Nokës, Spiropali njoftoi edhe mbylljen e seancës plenare.