Connect with us

Kronike

E rëndë/ Babai plagos me çifte të birin, djali në gjendje të rëndë shëndetësore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Stropckë të Pogradecit. Mësohet se pas një konflikti për motive banale djali ka goditur fizikisht të atin ku ky i fundit ka marrë çiften duke e plagosur rëndë.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se djali është në gjendje të rënduar shëndetësore, dhe pritet që të niset drejt Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement