Connect with us

Politike

‘Çfarë patriotësh mund të jeni ju në Vlorë, kur votoni Leskon dhe ‘qirje’ Dulen’

Kryeministri Edi Rama është ndalur dhe tek lista e Vlorës dhe tek një histori me një demokrat të njohur. Rama iu drejtua vlonjatëve se sipas tij ‘si mund të votohet Leskoja dhe qirje Dule’, duke e pasur me për deputetët Bujar Leskaj dhe Vangjel Dule.

‘Ja në Vlorë çfarë patriotësh mund të jeni ju kur do votoni prapë Leskon dhe Qirje Dulen. Ju do shkoni të votoni kot në Vlorë se nuk do merrni më shumë se 4 deputetë dhe në Tiranë. Ndërkohë ajo që ne po bëjmë, unë po I them të mijëve që Partia Socialiste e 2030 nuk është kënetë. Një demokrat i njohur në rrethet e kënetës, me biznes dhe fabrikë 300 e kusur punëtor në Itali, një person X I lidhur me të, vajzë aplikon te Deputeti që Duam dhe krijon shans. Ky njëri habitet dhe nis e rregjistron emigrant për këtë vajzë. Ai nuk kishte asnjë lidhje me partinë time. Se këta dolën në Diasporë kur punët kishin mbaruar. I shkuan i kërkuan votën dhe i tha ‘Unë jam Partinë Demokratike po s’jam me bufin e kënetës’.- tha Rama. 

Advertisement