Connect with us

Rajon

Çfarë po ndodh mes dy krerëve? Mitsotakis fshin Ramën në foton zyrtare të Samitit të NATO-s

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis duket se vazhdon të shtyjë inat me Tiranën Zyrtare.

Pas përmbylljes së samitit 3 ditor të NATO-s që u mbajt në Washington, kreu i qeverisë Greke ka postuar disa foto në rrjetet sociale, por ajo çfarë u vu re ishte prerja e këtyre fotove ku pjesë e tyre ishte edhe Kryeministri Shqiptar Edi Rama.

Përdorues të ndryshëm të rrjeteve sociale e kanë quajtur këtë veprim të ndërmarrë nga kryeministri grek si skandaloz.

Mitsotakis, i cili nuk ia doli dot me kërcënimet ndaj Tiranës zyrtare sa i përket procesit integrues të vendit tone në BE, duket se po shtyn inatet e tij personale me Kryeministrin Shqiptar mbi çështjen Beleri, një çështje për të cilën mbi politikën ka folur drejtësia.

Këto inate personale të Mitsotakis vijnë pasi një raport i realizuar së fundmi tregoi se më shumë se 78% e qytetarëve grekë kishin një perceptim pozitiv për shqiptarët, duke thënë se ata që kanë qenë emigrantë kanë kontribuar edhe në ekonominë e vendit të tyre.

Advertisement