Connect with us

Politike

Çfarë pritet të ndodhë në Kongresin e PS? Qefalia zbardh detaje: Në Himarë kandiduam një personalitet, ja…

Deputeti socialist Xhemal Qefalia në një program televiziv u shpreh se Kongresi i PS që do të mbahet të dielën është i natyrshëm, do të kemi zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
“Është një kongres i natyrshëm, do të jetë një Kongres me delegatët që janë zgjedhur në të gjithë Shqipërinë.
Vjen pas atyre takimeve dhe mbledhjeve të vazhdueshme. Është një Kongres ku do të zgjidhen anëtarët e Asamblesë”, tha Qefalia.

Lidhur me zgjedhjet në Himarë, Qefalia u shpreh se PS ka si kandidat një personalitet. “Vangjel Tavo ka qenë deputet dhe ministër, është një intelektual, jo vetëm minoritar, por një njeri që i qëndron afër komunitetit. Nuk jemi impenjuar të gjithë deputetët në Himarë, por drejtuesit e fushatës në Himarë kanë organizuar punën me deputetët e bregut për të pasur një fitore”, tha Qefalia.

I pyetur nëse ekzsiton një marrëveshje mes tij dhe Belind Këlliçit, Qefalia tha se nuk ka asnjë kompromis. “Jam i hapur e transparent për çdo veprim timin. Unë isha në stadium bashkë me familjen time, sikundër ai ishte me familjen e tij. E çtë keqe ka këtu? Unë dhe zoti Këlliçi i kemi të ndara rrugët, ai ka subjektin e vet politik, është në të drejtën e tij kur flet, të japë fakte”, tha Qefalia.

Ai e konsideroi të turpshme interpretimin që i bëhet fotove nga stadiumi, ku Qefalia dhe Këlliçi ishin pranë njëri-tjetrit, teksa luante kombëtarja e Shqipërisë në Euro2024.
“Po pse as ndeshjet s’duhet të shikojmë? Mos duhet të ketë dy stadiume? Është e turpshme mënyra se si interpretohen gjërat”, tha Qefalia.

Advertisement