Connect with us

Sport

Champions/ Penallti në minutën e 85-të, Interi mposht 0-1 Salzburgun

Champions League zhvilloi këtë të mërkurë tetë ndeshje, për raundin e katërt në grupe. Gjithçka nisi në 18:45, ku Real Sociedad mundi 3-1 Benficën, ndërsa Napoli barazoi 1-1 me Union Berlin. Në 21:00 u luajtën gjashtë sfida, ku pas fitoreve respektive, një biletë për në 1/8 e Champions e morën Bayern Munich, Inter, Real Madrid dhe Real Sociedad. Këto skuadra i bashkohen Leipzig dhe Man. City që kaluan për më tej në ndeshjet e djeshme. Për t’u theksuar humbja 4-3 e Manchester United në transfertë me Copenhagen. Në “San Sebastian”, Real Sociedad fitoi 3-1 kundër Benficës, në një ndeshje të dominuar nga baskët dhe të mbyllur që në minutat e para. Gjithçka do zhbllokohej në minutën e gjashtë me Merino, ndërsa në të 11 minutë ishte Oyarzabal që shënoi golin e dytë. Në minutën e 15-të Merino shënoi për Sociedadin, por goli u anullua për prekje me dorë. Gjithsesi në të 21 minutë ishte Barrenetxea që shënoi për 3-0, para se Mendez në të 29 minutë të gabonte penalltinë. Në pjesën e dytë Rafa Silva shkurtoi për 3-1. Tanimë Sociedad me dhjetë pikë kryeson grupin D dhe kalon në 1/8, teksa Benfica ka zero pikë pas katër ndeshjeve duke qenë në vendin e fundit. Në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli dhe Union Berlin barazuan 1-1 për grupin C. Italianët bëjnë një hap fals në shtëpi, me gjermanët që marrin pikën e parë në këtë turne. Dueli u zhbllokua pas 39 minutave nga Politano, me pjesën e parë që u mbyll 1-0. Në pjesën e dytë ishte Fofana që në të 52 minutë barazoi ndeshjen. Me shtatë pikë, Napoli është i dyti në grup pas Real Madridit, ndërsa Berlin me një pikë është në vendin e fundit. Në Austri, Salzburgu vendas humbi 0-1 me Interin. Zikaltërit e Inzaghit marrin një biletë për më tej, së bashku me Sociedadin që janë me dhjetë pikë në grupin D. Ndeshja për Interin u vendos nga goli i Martinez me penallti në të 85 minutë. Në fushë për zikaltërit u fut edhe Asllani, që zëvendësoi Calhanoglu në të 61. Në “Bernabeu”, Real Madrid fitoi 3-0 kundër Bragës për raundin e katërt në grupin C të Champions League. Me këtë sukses dhe barazimin e Napolit, Real Madrid është skuadra e radhës që kalon në 1/8 me eliminim direkt. Golat për djemtë e Ancelottit u shënuan nga Diaz në të 27 minutë, Vinicius në minutën e 58 dhe Rodrygo në të 61 minutë. Real Madrid me 12 pikë mban kreun, teksa Napoli me shtatë pikë mban vendin e dytë.

Champions/ Penallti në minutën e 85-të, Interi mposht 0-1 Salzburgun dhe merr një biletë për më tej (VIDEO)

Në Austri, Salzburgu vendas humbi 0-1 me Interin. Zikaltërit e Inzaghit marrin një biletë për më tej, së bashku me Sociedadin që janë me dhjetë pikë në grupin D. Ndeshja për Interin u vendos nga goli i Martinez me penallti në të 85 minutë. Në fushë për zikaltërit u fut edhe Asllani, që zëvendësoi Calhanoglu në të 61.

 

VIDEO/ Real Madrid fiton 3-0 me Bragën, kualifikohet në 1/8 e Champions League

Në “Bernabeu”, Real Madrid fitoi 3-0 kundër Bragës për raundin e katërt në grupin C të Champions League. Me këtë sukses dhe barazimin e Napolit, Real Madrid është skuadra e radhës që kalon në 1/8 me eliminim direkt. Golat për djemtë e Ancelottit u shënuan nga Diaz në të 27 minutë, Vinicius në minutën e 58 dhe Rodrygo në të 61 minutë. Real Madrid me 12 pikë mban kreun, teksa Napoli me shtatë pikë mban vendin e dytë.

VIDEO/ Benfica e bën dramë, Sociedad e mund 3-1 në Spanjë! Baskët kërcënojnë Interin

Në “San Sebastian”, Real Sociedad fitoi 3-1 kundër Benficës, në një ndeshje të dominuar nga baskët dhe të mbyllur që në minutat e para. Gjithçka do zhbllokohej në minutën e gjashtë me Merino, ndërsa në të 11 minutë ishte Oyarzabal që shënoi golin e dytë. Në minutën e 15-të Merino shënoi për Sociedadin, por goli u anullua për prekje me dorë. Gjithsesi në të 21 minutë ishte Barrenetxea që shënoi për 3-0, para se Mendez në të 29 minutë të gabonte penalltinë. Në pjesën e dytë Rafa Silva shkurtoi për 3-1. Tanimë Sociedad me dhjetë pikë kryeson grupin D, teksa Benfica ka zero pikë pas katër ndeshjeve duke qenë në vendin e fundit. Inter luan me Salzburg në këtë grup sot më 21:00.

 

Hap fals në shtëpi, Napoli barazon 1-1 me Union Berlin! Gjermanët marrin pikën e parë në Champions League (VIDEO)


Në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli dhe Union Berlin barazuan 1-1 për grupin C. Italianët bëjnë një hap fals në shtëpi, me gjermanët që marrin pikën e parë në këtë turne. Dueli u zhbllokua pas 39 minutave nga Politano, me pjesën e parë që u mbyll 1-0. Në pjesën e dytë ishte Fofana që në të 52 minutë barazoi ndeshjen. Me shtatë pikë, Napoli është i dyti në grup pas Real Madridit, ndërsa Berlin me një pikë është në vendin e fundit.

Advertisement