Sport
Chelsea përfiton nga situata e CR7 te Manchester United

Chelsea do të planifikojë të provojë sërish për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon në hapjen e merkatos, pasi dështoi verën e kaluar. Sipas ‘Sunday World’, pronari i Chelseas ishte i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit portugez në merkaton e verës, por trajneri Thomas Tuchel thuhet se vuri veton ndaj kësaj mundësie.
Todd Boehly, në atë kohë nuk ishte i kënaqur me vendimin e trajnerit gjerman, pasi dëshironte të sillte portugezin në “Stamford Bridge”. Tani situata te blutë e Londrës ka ndryshuar, sepse Tuchel është shkarkuar duke u zëvendësuar me Graham Potter, kështu që drejtuesit e klubit anglez do të synojnë t’i kthehen idesë së vjetër.
Kjo edhe për faktin, që te Chelsea duan të përfitojë nga situata e CR7 te Manchester United, ku ai u ndëshkua dhe u gjobit për refuzimin e aktivizimit në minutat e fundit të lojës dhe largimin nga stoli në fitoren kundër Tottenhamit. Sipas tyre kjo do të jetë një mundësi më tepër për të nënshkruar me yllin portugez.

